Sekuestrohen rreth 14 kilogramë drogë nga shtetas polak

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, janë sekuestruar rreth 14 kilogramë marihuanë, të cilën dy shtetas polak kanë dashur ta kontrabandojnë nga Shqipëria përmes Maqedonisë për Poloni.

Droga është gjendur dje në “Reno Laguna” e drejtuar nga 48-vjeçari D.L, ndërsa në automjet si bashkudhëtarë ka udhëtuar edhe 46 vjeçarja K.S. Droga ka qenë e sistemuar në disa vrima të bëra posaçërisht rreth gomës rezervë, tek parakolpi i prapmë. Ka qenë e paketuar në 45 paketime të mbështjella me ngjitës dhe të mbuluara me kafe të bluar të freskët.

Nga masat parahulumtuese të zbatuara është vërtetuar se dy personat janë angazhuar nga një person i tretë në Poloni, për 2.500 euro ta transportojnë drogën nga Pogradeci. Automjeti është rregulluar special nga Polonia nga ana e këtij personi që e ka organizuar transportin.

Shtetasit polakë sot do t’i dorëzohen Prokurorisë publike, ndërsa Drejtoria doganore paralajmëroi se do të ngritë kallëzim përkatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button