Çairi përsëri e mundi Universin

Pas disfatës nga Kozhufçnka vashat nga Çairi i janë kthyer fitores, edhe atë ndaj një kundërshtari tepër të mirë, sikurse është skuadra Universi nga Gostivari, që ka një përvojë të madhe në hendbollin e Maqedonisë.

Salla e sporteve “Enver Idrizi” tani më është e vogël për të pranuar numrin e madh të atyre që po e përcjellin sportin e hendbollit, ndërsa për këtë padyshim se merita kanë hendbollsitet që po arrijnë rezultate pozitive.

Dueli fundit ndaj Universit ka treguar se vashat shkupjane janë një ndër ekipet më të mira në Ligën e Parë dhe se me meritë janë në kreun e tabelës. Rezultati 33:26 (16:9), është tregues më i mirë se këto vajza po rriten në hedbollistë të vërteta, edhe pse mosha mesatare e tyre është diku ndër 16 vjeçare.
Në ndeshjen e fundit vashat nga Çairi gjatë gjithë kohës kishin epërsi të larë që arrinte deri në 7 gola, e që kështu edhe përfundoi ndeshja.

Melisa Ajdini shënoi 7 gola
Melisa Ajdini shënoi 7 gola

Në mesin e organizatorëve dhe golashënueses më të mirë ishte Melisa Ajdini, e cila nuk ka fshehur emocionet e saja pas fitores.
“Përgëzoj të gjitha vajzat që treguan lojë të mrekullueshme. Ishim të koncentruara në maksimum dhe nuk lëshuam rastin që të shënojmë nga të gjitha pozitat. Arritëm të mbajmë diferencë të lartë gjatë gjithë lojës, që në fund edhe rezultati përfundimtarë ishte me 7 gola difernecë. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës që është derbi me Kumanovën dhe shpresoj që të dalim fituese edhe atje”, ka thënë për “Portalb”, Ajdini.

Të Çairi me nga 7 gola u dëshmuan Melisa Ajdini dhe Ena Dërpljanin, 5 shënoi Lejla Jashar, nga 4 Arlinda Dinarica dhe Tamara Gjirgjievska, 3 gola shëni Ema Dërpljanin dhe me nga një gol u gëzuan edhe Bajra Baqiq, Zana Shehi dhe Monika Jovanovska.

Për ekipin e Universit me 7 gola u dallua Faliçeva, ndërsa nga 4 shënuan, Kamberi, Llazareska, Danilloska dhe Fejzullai, ndërsa 3 gola i shënoi Hamid.

Ekipi i KHF Çair pas kësaj fitore radhitet e dyta në tabelë dhe pret që të përmirësojë suksesin në ndeshjet në vazhdim, ndërsa duelin e radhës e luan javën e ardhshme në Kumanovë, kundër Kumanovës, të cilën skuadër e kishin fituar në Çair. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button