LSDM: Qeveria ta tregojë marrëveshjen me Kembrixhin

Deri te Komisioni për arsim dhe shkencë të LSDM-së kanë arritur një numër i madh i ankesave nga prindërit të cilët nuk kanë arritur t’ju ndihmojnë fëmijëve të tyre të cilët mësojnë nga librat e Kembrixhi, për ti kryer detyrat e shtëpisë, deklaroi Sasho Todorov anëtarë i Komisionit për arsim dhe shkencë nga LSDM.

“Ankesa ka edhe nga arsimtarët të cilët japin mësim nga këto libra, sepse e kanë të vështirë që nxënësve nga klasa e tretë t’ju mësojnë material që nuk e kanë mësuar dy vitet e kaluara. Arsimtarët kanë pasur trajnim që të ligjërojnë nga këto libra vetëm 2 ditë”. shtoi Todorov.

Nga LSDM gjithashtu kërkojnë që marrëveshja për bashkëpunim me Kembrixhin të bëhet publike për opinionin, për shkak të dyshimeve se qeveria aspak nuk ka përgatitur program që librat e Kembrixhit të jenë përshtatur me ato të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button