5 gjëra që bëjnë vajzat me flokë të bukur

Larja:
Flokët e hollë: Çdo dy ditë. Në këtë mënyrë ato nuk do të marrin shumë yndyrë, por ju mund të përdorni vajra natyrorë për të mbrojtur dhe ushqyer flokët tuaj.
 
Flokët mesatarë që tentojnë kaçurrela: Çdo tre ditë deri në njëherë në javë. Flokët e trashë duan më shumë kohë të përthithin yndyrën sesa flokët e hollë. Çdo një javë për këta flokë rekomandohet një maskë 15 minutëshe.
 
Flokët e dëmtuar kimikisht: Rekomandohet larja sipas tipit të tyre, por është mirë që maskën e flokëve ta lini gjatë gjithë natës të veprojë. Lidhini flokët dhe vendosni në kokë një qese dushi, në këtë mënyrë do të mbroni jastëkun, gjithashtu ngrohja natyrore ndihmon maskën e flokëve të depërtojë në shtresat e kutikulave dhe do t’ju mundësojë një trajtim të thellë.
 
Ç’sasi produkti duhet të përdor?
Dy madhësi të tilla shampoje në fokë mesatarë  dhe e njëjta gjë vlen edhe pë maskën. Aplikojeni nga skatjet në drejtim të rrënjëve dhe lëreni për disa minuta të veprojë. Shumë njerëz nuk e përdorin maskën siç duhet, çka shkakton hapjen e majave.
 
Kur duhet t’i pres:
Flokët me gjatësi deri tek shpatullat ose më të shkurtra, pritini çdo 4-6 javë për të mbajtur gjatësinë precize. Poshtë shpatullave: çdo 8 javë. Ka shumë femra që e shmangin prerjen e flokëve, për shkak të frikës së humbjes së gjatësisë, por kjo më shumë dëmton sesa bën mirë. Sa më shumë t’i lini pa prerë, aq më shumë maja të ndara do të akumuloni. Majat e këputura më pas arrijnë tek folikula e flokut dhe shkaktojnë akoma më shumë dëmtim dhe tharje të flokut.
A duhet t’i përdor pajisjet e nxehtësisë?
Nëse i përdorni disa herë në javë, nuk ka problem, por nëse i përdorni çdo ditë, patjetër që shkaktoni dëmtime. Përdornin një serum mbrojtës apo spray sa herë që stiloni flokët tuaj. Ka disa pajisje që shkojnë deri në 450 gradë, por sa më e nxehtë të jetë ajo, aq më pak do të duhet ta mbani në flokët tuaj.
 
Sa shpesh duhet t’i lyej? 
Flokë një-kolor – çdo katër javë
Flokë me nuanca dhe fije – çdo 6-8 javë

Lajme të ngjashme

Back to top button