Marrëdhënie në distancë, këshilla për ta bërë perfekte

Marrëdhëniet ne distance është vështirë te thuhet se jetojnë gjate. Dëshironi te dini cilat janë mënyrat e duhura për te bere lidhjen ne çift me te qete dhe argëtuese edhe kur behet fjale për një lidhje ne distance? Ndonjëherë largësia forcon dashurinë, sepse te jep një dëshirë te paimagjinueshme për tu takuar.

Ta duash me çdo kusht

Ekspertet ne këtë fushe garantojnë se nëse keni force për te luftuar me këmbëngulje dhe dëshironi me çdo kusht dhe nëse shtoni dhe disa rregulla te vogla sjelljeje, dashuria juaj do te triumfoje edhe ne distance.

Telefonata te shpeshta

Te keni një kontakt telefonik ne një marrëdhënie ne distance është e rëndësishme për te mbajtur te gjalle jetën e përditshme ne çift. Sot për me tepër përveç telefonave mund te përdorni çdo mjet tjetër komunikimi ne çdo ane te botes madje edhe falas.

Te ushqeni anën romantike

Te mos parit shpesh here rendon dhe me kohen lidhja ftohet, për këtë arsye nevojitet te luftoni për te qëndruar te bashkuar. Beni gjera te vogla romantike ne mënyrë qe partneri juaj te ndjehet i dëshiruar, për ti bere qe te ndjenje prezencën tuaj edhe pse mund te jete mijëra kilometra larg jush. Duhet te ndjeje ngrohtësinë e përkëdheljeve tuaja pa ju pasur pranë.

Te bëni gjera se bashku
Ne ato pak momente afrimi është e rëndësishme te flisni por mbi te gjitha te bëni diçka se bashku. Këto momente vlejnë me shume se bisedat.

Udhëtime te shpeshta

Tregohuni te kujdesshëm ndaj fluturimeve low cost, organizoni udhëtime për ta vizitua, me pak fjale përpiquni me çdo mundësi te gjeni një zgjidhje për tu takuar sa me shpesh te jete e mundur.

Te bëni kujdes me xhelozinë

Nëse jeni natyre shume xheloze as nuk duhet ta mendoni te futeni ne një lidhje ne distance por nëse tashme jeni brenda, tentoni te moderoni instinktin e kontrollit ndaj tjetrit. Për fat te keq distanca ndryshon rregullat e lojës.

Shtojini piper lidhjes tuaj

Lidhje ne distance? Intimiteti ka arritur ne minimum. Çfarë te bëni? Mendoni për mënyrën e vetme te komunikimit qe keni ne dispozicion. Për shembull? Video chat, perse te mos provoni te bëni dashuri virtuale? Për shume mund te jete argëtuese ndërsa për ju mund te jete e nevojshme. Mos harroni ndonjë mesazh erotik.

Te përfitoni nga distanca

Te përfitoni nga avantazhet qe një marrëdhënie normale nuk jua ofron. Sepse meqenëse behet fjale për një lidhje ne distance mund te keni me shume kohe për ti dedikuar edhe miqve, për me tepër as nuk keni perse te stresoheni nga debatet.

Flisni për objektivat e përbashkëta

Fakti qe jetoni larg nuk do te thotë se nuk mund te ndani objektivat. Jepini kurajë njeri tjetrit, për shembull mund te impenjoheni për te bere aktivitet fizik rregullisht deri ne momentin e takimit tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button