Si të korrigjojmë gabimet në larjet me lavatriçe

Se paku një here gjithsecilës i ka qëlluar qe te ketë bere ndonjë gabim gjate larjeve me lavatriçe. Ngatërrimi i teshave me ngjyra me ato te bardha, teshat e leshta me ato te llojeve te tjera, e kështu me radhe.

Por për te shmangur dëmtimin e përfundimtar te tyre, na vijnë ne ndihme disa këshilla relativisht te lehta për tu aplikuar.
Një nga gabimet me te zakonshme është ngatërrimi i teshave me ngjyre me ato te bardha. Do te mjaftonte vetëm një çorap me ngjyre, për te bere “çorap” gjithë përmbajtjen e lavatriçes dhe duke ngjyrosur teshat e bardha. Si do qe te jete materiali i teshave qe kemi futur për te lare, zgjidhja e problemit është shume e thjeshte. Përdorimi i një zbardhuesi te cilësisë se mire dhe futja ne ujë teshave, ku me pare kemi tretur një sasi bikarbonat natriumi, do te mjaftonte për te korrigjuar gabimin e bere. Nëse teshat janë prej material leshi apo linoje, futini ato ne ujë te vaket ku me pare keni shtrydhur disa pika limoni. Me pas vazhdoni me larjen normale.

Një tjetër mënyrë do te ishte duke vepruar kështu: Mbushni me pare një ene te madhe me ujë dhe shtoni ne te një sasi bikarbonat natriumi dhe një flete dafine te copëtuar sa me imët. E vëmë enën te zieje për rreth 15 deri ne 20 minuta dhe me pas e hedhim ne një ene tjetër plastike ku me pas vendosim edhe teshat e njollosura. I leme ne këtë mënyrë për 24 ore, por duke i përzier disa here. Me pas i lajme ne lavatriçe dhe nëse njollat ende vazhdojnë te duken, ne larjen e dyte shtojmë dhe zbardhues te cilësisë se mire.

Tjetër problem qe paraqitet jo rralle me teshat qe lajme ne lavatriçe, lidhet me humbjen e butësisë natyrale te tyre. Për  te shmangur këtë, i fusim ato për disa ore ne qumësht te ngrohte dhe i leme ashtu për disa ore. Me pas i shpani duke përdorur edhe një filxhan te vogël me uthull te bardhe, një luge balsam flokësh dhe pak zbardhues.

Lajme të ngjashme

Back to top button