Hoxhaj: Dialogu me Serbinë përfundon për 3-5 vjet

Ministri në largim i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga instituti Aspen me ministrat e jashtëm të rajonit që është thirrur nga ministri i jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier dhe ai britanik, Hammond.
Në ktë takim është vlerësuar që Ballkani është transformuar dukshëm në dy dekadat e fundit, ende mbetet punë për të bërë që të integrohet edhe më shumë në mënyrë që të përafrohet me BE-në.

Në këtë panel para një audience e përbërë nga vendimmarrës, diplomatë e politikanë evropianë në hapësirën e Ambasadës Britanike në Berlin, ministrat kanë folur për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat që ka rajoni duke u ndalur veçmas në rastin e Bosnjës dhe propozimin e ri gjermano-britanik për një qasje të re evropiane në Bosnjë.

Në këtë takim, Hoxhaj ka folur për nevojën e përmbylljes së dialogut me Serbinë gjatë 3-5 viteve të ardhshme përmes Traktatit të Paqes që parasheh njohjen e Kosovës, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe mos bllokimin e anëtarësimit në OKB.

Gjithashtu, Hoxhaj ka thënë se pas vitit 2011 kur nisi dialogu Kosovë-Serbi pak kush mundur të mendonte për progresin që është arritur dhe viti 2014 flet për një erë të re në raportet ndërshtetërore.

Sipas tij, Kosova falë qasjes së saj proaktive dhe konstruktive ka finalizuar MSA-në me BE-në dhe pritet ta nënshkruaj së shpejti ndërsa sfidat mbesin ende në terren. Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të jetë gjithmonë ndërsa edhe procesi i njohjeve të pavarësisë është i pandalshëm.

Në margjina të konferencës, Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Falënderim për mbështetjen Hoxhaj i ka shprehur edhe sekretarit të Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Konferenca e Aspenit është e gjashta me radhë që organizohet në Berlin me ministrat e jashtëm të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Berlin, kryediplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim në zyrat e Fondacionit FES me drejtues dhe deputetë të Bundestagut gjerman, të cilët i ka njoftuar për progresin që ka shënuar Kosova në planin e jashtëm dhe zhvillimet e brendshme.

Ai pritet të takohet me grupet më të mëdha parlamentare të Bundestagut gjerman si CDU/CSU, SPD dhe partive të tjera.

Takime të ndara do të ketë me deputetët Andreas Schockenhoff, Roderich Kieseëetter dhe Gunther Krichbaum

Lajme të ngjashme

Back to top button