Bledar Bujupi, me Volkswagen merr çmimin CLIO

E sivjet, hiç më pak se një kosovar me punën e tij ka marrë po këtë çmim. Regjisori Bledar Bujupi dhe puna e tij në reklamën e Volkswagen Made for Life, një reklamë 1 minutëshe ku jepet imazhi i veturës dhe markës së famshme, janë shpërblyer në një prej kategorive të CLIO Awards. Bujupi si montazher merr pjesë në reklamën e realizuar nga The Mob Film Company nga Manchesteri i Londrës.

CLIO Awards janë çmimet më prestigjioze në botë për reklamim, dizajn, punë digjitale dhe komunikim.

E sivjet, hiq më pak se një kosovar me punën e tij ka marrë po këtë çmim. Regjisori Bledar Bujupi dhe puna e tij në reklamën e Volkswagen Made for Life, një reklamë 1 minutëshe ku jepet imazhi i veturës dhe markës së famshme, janë shpërblyer në një prej kategorive të CLIO Awards. Bujupi si montazher merr pjesë në reklamën e realizuar nga The Mob Film Company nga Manchesteri i Londrës.

CLIO vit për vit shpërblen më të mirët në këto fusha, ndërsa sivjet pati edicionin e tij të 55-të, kjo në kuadër të Javës së Reklamës në Nju Jork. CLIO jep çmime edhe për kategoritë si film, print, dizajn, audio, reklamim brendi, marrëdhënie me publikun, media innovative, kampanja reklamuese etj.

Bujupi vepron në Londër ndërsa në moshën 13 vjeçare vendoset në Manchester më pas për të nisur studimet në regji. Përgjatë karrierës ai ka qenë regjisor dhe editor në reklama të ndryshme të Lexus, Gillete, PlayStation, Castrol, Lamborghini, MediaCityUK, BMW Motorsport etj. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button