Berlini i rekomandon Shkupit, mjaftë më me përmendore, zgjidhni çështjen e emrit

Gjermania bënë presioni për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, por kjo nuk mund të ndodh Brenda natës, tha shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtanmajer. Ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposkit i është tërhequr vërejtja që vendi të mos ndërtojë vetëm buste, port ë fokusohet më shumë në hapjen e vendeve të punës, transmeton Dojçe Vele.

“Kontesti i emrit është një temë kritike. Ne e mbështesim nga anë të ndryshme ndërmjetësimin ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjes së kësaj ‘lufte’ mes Greqisë dhe Maqedonisë. Nëse jemi të detyruar të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën ekonomike në Greqi, duhet gjetur zgjidhjet edhe për çështjet e tjera. Por mos besoni në deklaratat se suksesi është i mundur brenda dy apo katër javëve”, thotë Steinmeier.

Ai nënvizon se pavarësisht nga roli me ndikim që ka Gjermania dhe Britania e Madhe, ato nuk mund të vihen në pozicion për të urdhëruar dikë dhe imponuar zgjidhje.

Ministri gjerman pranon se, në 5-6 vitet e fundit, është ushtruar presion mbi palët, porse siç shprehet “kjo ka rezultuar pa sukses”.

“Nganjëherë është e vështirë të bindni partnerët, por kjo është rruga e vetme për të shkuar përpara. Presionet dhe nxitimi janë të nevojshme nganjëherë, por pikërisht në periudhën prej 5-6 vitesh, në këtë rast (kontesti i emrit), kjo rezultoi pa sukses”, deklaroi krye diplomati gjerman.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button