Fansat bombardojnë me kritika Luana Vjollcën (VIDEO)

Luana Vjollca, prezantuesja e njohur e Top-Channel ka disa kohë që i është futur dhe rrugës së këngës.

Deri tani ajo ka realizuar disa këngë, por nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh. Madje, përkundrazi ajo ka marrë mjaft kritika.

Piku është arritur me publikimin e një “cover-i” (mbulim), të Colbie Caillat. Shumë komentues në faqen e saj të Facebook i kanë sugjeruar që të herë dorë nga kënga.

Luana nuk i ka pritur mirë këto kritika dhe ka fshirë pas disa orësh komentet negative. Pavarësisht kësaj, vazhdojnë të vijnë komente përçmuese.

Shumë dëgjues i kanë dhënë “dislike” (mos pëlqim) dhe në YouTube kësaj kënge.

Fansat bombardojnë me kritika Luana Vjollcën

Lajme të ngjashme

Back to top button