9 shpikje fëminore që përmirësojnë botën

Kur gjenialiteti vjen nga fëmijët duhet te përgatitemi qe me siguri te presim diçka sa te thjeshte ne forme, aq edhe fantaziste ne ide. Madje janë ngandonjëherë aq te thjeshta sa qe ne te rriturit jemi gati te themi “Si nuk na ka shkuar mendja me pare”.

Pak kohe me pare, ishte Brower Youth Awards qe kurorëzoi disa prej shpikësve te vegjël dhe sukseset e tyre dhe ne me poshtë po përshkruajmë disa prej tyre:

1.    Nikita Rafikov. Shpikja e 11 vjecarit kishte te bënte me futjen ne përmbajtje te xhamave te dritareve te një proteina fluoreshente te gjelbër, qe do te shërbente për te përmirësuar sasinë e dritës qe hynte prej tyre. Kjo lloj proteina përmbahet ne disa meduza deti, dhe duke e futur atë ne përmbajtje te xhamit, mund te rritej sasie e ndriçimit duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike.

2.    Sean Russell. Ne moshën 6 vjeçare ai ideoi projektin Stow E-non Throw It, qe synon ruajtjen e ekuilibrave detare dhe posaçërisht ruajtjen e faunës.

3.    Ana Humphrey. E pasionuar pas matematikes, ajo ka shpikur një lloj kalkulatrice e cila është ne gjendje te largojë bakteret. I quajtur ndryshme edhe WANBRC, ky aplikacion shërben për te matur lageshtinë e zonave te caktuara dhe ndihmon ne mbajtjen pastër te ujërave qe rrjedhin aty, dhe ne këtë mënyrë duke bere te mundur kështu parandalimin e kolerës ne vendet problematike.

4.    Doorae Shin. Kjo ndoshta është me e rritura ne këtë liste dhe është e njohur për kundërshtimin e saj ne përdorimin e polisterolit, si fillim ne hapësirat e kampusit te Universitetit Manoa ne Hawaii. Pas fitores ne kampusin e Universitetit, beteja u shtri për te mundësuar ndalimin e përdorimit te kësaj lende edhe ne te gjithë shtetin.

5.    Sahil Doshi. 14 vjecarja është e njohur për shpikjen e saj PolluCell, qe është një bateri qe shfrytëzon dyoksidin e karbonit dhe materiale te tjera skarco, duke ofruar kështu një alternative për vendet ne zhvillim ne përfitimin e energjisë elektrike me kosto te ulet.

6.    Tiffany Carey. Qëllimi i saj është ruajtja e ambientit. Carey ka zhvilluar një mënyrë testimi për te matur nivelin e polenit ne ajër dhe ndikimin e saj ne personat astmatike ne zonat urbane.

7.    Lynnae Shuck. Pasioni i saj lidhet me mësimin e fëmijëve ndërmjet 8 dhe 11 vjeçare dhe nxitjen e tyre për te marre pjese neper prova dhe analiza laboratorike, si dhe neper ekskursione për tu njohur me mënyrat e mbrojtjes dhe te ruajtjes se specieve ne zhdukje.

8.    David Cohen. Projekti i tij synon qe te mësojë fëmijët për të menduar ne mënyrë alternative. Kështu ai ka motivuar fëmijët qe te studiojnë aplikacione për kërkimin e viktimave pas një zjarri, një tërmeti, apo shpërthimi vullkanik. Ma pas ai ka shpikur një kod qe është i lexueshëm nga robotët ne gjendje te futen ne vende ku njerëzit, apo edhe qentë e shpëtimit e kane te pamundur te ndërhyjnë.

9.    Jai Kumar. Është vetëm 12 vjeçare dhe ka zhvilluar një diapozitiv te ushqyer me energji diellore qe shërben për te filtruar ajrin. Kjo mendohet se do te jete shume e rëndësishme për vendet ne zhvillim ku ndotja e mjedisit është kthyer ne një problem te mprehte social.

Lajme të ngjashme

Back to top button