Mbani dhëmbët të bardhë duke shmangur këto ushqime

Sot po ju njohim me ato ushqime që errësojnë ngjyrën natyrale të tyre.

Ja ushqimet qe dëmtojnë dhe ndotin dhembet.

Panxhari i kuq

Ky është një ushqim shume i mire për shëndetin, por ngjyra e kuqe e ndezur ndot smaltin e dhëmbëve. Shpëlani gojën pasi ta konsumoni.

Kafeja

Mire është qe kafesë t’i shtoni sikur edhe shume pak qumësht nëse nuk doni qe dhembet t’iu nxihen.

Boronicat, manaferrat dhe mjedrat

Aciditeti qe përmbajnë këto fruta i dëmton tej mase dhembet. Për te ulur demet përziejini ato me kos.

Glucidet dhe produktet me niseshte

Këta përbërës gjenden tek biskotat, buka e bardhe, makaronat dhe shume produkte te tjera industriale. Duke pasur shume sheqer ato tërheqin bakteret dhe krijohet kariesi.

Vera e kuqe

Vera e kuqe përmban shume aciditet dhe dëmton smaltin e dhëmbëve. Pini me maturi.

Turshitë

Uthulla është armiku kryesor i dhëmbëve. Shpëlani menjëherë gojën pasi te konsumoni te tilla produkte.

Salca e domates

Edhe salca e domates përmban aciditet dhe mund ta dobësojë smaltin e dhëmbëve. Do ju lere njolla te kuqe.

Salca e sojës

Ashtu si salca e domates edhe salca e sojës ka aciditet dhe mund te lere njolla.

Curry

Kur është pluhur ajo mund te ngjitet tek dhembet.

Çaji

Ashtu si vera apo kafeja, edhe çaji përmban tatine, substanca këto qe ngjyrosin dhembet.

Lajme të ngjashme

Back to top button