Qyteti i Shkupit shkel e shko me dokumentet në gjuhën shqipe (FOTO)

Shtrembërimi dhe lëshimet skandalozë në përkthimin e dokumentacioneve në gjuhën shqipe vazhdojnë të jenë dukuri të shpeshta në institucionet shtetërore.

Qytetarët deri më tani janë ankuar shpesh për diskriminimin e dygjuhësisë në institucionet shtetërore si dhe në përkthimin skandaloz që bëhet në gjuhën shqipe.

Qytetari Ali Rexhepi kohë më parë ka pranuar një aktvendim nga Qyteti i Shkupit nëpërmjet postës dhe ka hasur në disa lëshime që janë bërë në përkthimin në gjuhën shqipe.

“Çdo ditë e më shumë institucionet e shtetit po e nëpërkëmbin gjuhën shqipe në të gjitha nivele!Edhe përkundër alarmimit të situatës nga mediat elektronike dhe te shkruara ende nuk po shohim ndonjë hap konkret nga institucionet e shtetit që kjo dukuri të ndalon ! Aktvendimin që ka të bëj me tatim në pronë, e kam pranuar me 6 tetor dhe në të kam hasur disa gabime dhe lëshime që janë bërë gjatë përkthimit në gjuhën shqipe”, tha Rexhepi për Portalb.

Ai shtoi se ne çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të kësaj dukurie dhe është aq përhapur sa që thuajse është bërë përditshmëri.

“Unë në momenti  kur e kam parë aktvendimin dhe kam lexuar pjesën ne gjuhën shqipe jam ndjerë i revoltuar për përdhosjen e gjuhës shqipe. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që këso lloj raste ti denoncojnë ngado që i hasin duke kërkuar njëkohësisht edhe përgjegjësi konkrete nga institucioni që e përdhos gjuhën shqipe”, shton Rexhepi.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se në segmentin e përdorimit të gjuhëve në këtë institucion përdoret përkthimi në përputhje me standardet leksikore dhe të literaturës.

“Edhe në gjuhën maqedonase dhe në shqipe përdorën standardet leksikore dhe të literaturës. Që të arrihet kualitet më i lartë i gjuhës shqipe në kuadër të administratës së qytetit, ekziston njësia për përkthim e cila merret me aktivitetet e përkthimit të dokumenteve zyrtarë. Qyteti i Shkupit deri më tani nuk ka pasur vërejtje më serioze nga ekspertët që merren me gjuhën shqipe. Nëse ndodh që të ketë ndonjë lëshim atëherë ai është lëshim teknik që duhet të paraqitet dhe i njëjti do të përmirësohet menjëherë pas vërejtjes”, thonë nga sektori për informim pranë Qytetit të Shkupit.

Më poshtë mund të shihni lëshimet që janë bërë në dokumentacionin e qytetarit Ali Rexhepi.

Aktvendimi nga Qyteti i Shkupit 2

Aktvendimi nga Qyteti i Shkupit
Aktvendimi nga Qyteti i Shkupit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button