Ish shefi i Shtatmadhorisë turke Bashbug u dënua me burg të përjetshëm

Gjykata turke sot e dënoi ish shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Turqisë, Ilker Bashbug me burg të përjetshëm, me akuzë për pjesëmarrje në komplot për rrëzimin e Qeverisë së Rexhep Taip Erdoganit.

Paraprakisht, Gjykata nga akuza e njëjtë liroi 21 prej gjithsej 275  oficerëve ushtarak, avokatëve, akademikëve dhe gazetarëve të dyshuar.

Ata akuzohen për “pjesëmarrje në organizatë terroriste, posedim të paligjshëm të armëve dhe nxitje të kryengritjes së armatosur” kundër Erdoganit dhe Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

Aktakuza ka 2.455 faqe dhe me të të dyshaurit akuzohen për anëtarësim në organizatën Ergenekon, si dhe për një seri sulmesh dhe dhunë politike.

Opozita sekulare turke e dënoi procesin, i cili filloi në vitin 2008, duke  e quajtur “gjueti shtrigash”  me qëllim që të heshten kritikët e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button