Zhernovski dha raport për punën e tij

Edhe përskaj akuzave nga ana e qeverisë se kryetari i ?omunës Qendër është vonuar me revizionin e të punuarës, Andrej Zhernovski në raportin e sodit për punët e bëra si kryetar komune dhe Këshillit, tha se gati 98 për qind nga e premtuara në kampanjën parazgjedhore është e realizuar ose janë të filluara me realizimin.

“Këto janë sulme tendencioze. Harrojnë se në komunën Qendër kishte 3 raunde të votimit. Unë nuk do të fus politikë në komunë, ndërsa punoj dhe vazhdoj të punoj, ndërsa këtë e ka treguar edhe raporti nga i cili qartë shihet se gjithçka që është premtuar në kampanjën parazgjedhore, 98 e saj është realizuar ose është filluar”, tha Zhernovski.

Zhernovski përkujtoi se komunën e ka marrë me buxhet të zbrazët dhe me borxh 5.5 milion euro, dhe se çdo ditën e dytë të punës është ballafaquar me inspektorët.

“Projekti Shkupi 2014 nuk e përkrahi, por qartë thash dhe e përsëris, nuk do ta rrënojë. Pas edicioneve grandioze të Shkupi 2014, fshihen një mijë pyetje të pazgjedhura. Komuna ka qenë 13 vite e kidnapuar nga qeveria dhe ne jemi duke ia kthyer qytetarëve”, tha kryetari i komunës Qendër.

Ai më tej shtoi se është krenar për punën e bërë dhe përmendi disa nga detyrat që janë punuar: Prej 1 korrik, banorët e komunës Qendër fituan parking falas, procesi i filluar për gazifikimin e komunës, përfundimi i rekonstruimit të rrugëve dhe ato që kanë filluar, rrugët: “Pajak”, “Rosa Plaveva”, “8-Marsi”, “Pitu Guli”, “Blagoja Davkov” dhe “Gjorgji Pulevski”, biblioteka e posa hapur e komunës Slavko Janevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button