Tetova në aksion kundër helmit të Jugohromit (FOTO)

Vendimi i qeverisë që lejoi Jugohromi të vazhdojë me punë ka mobilizuar qytetarët e Tetovës duke organizuar aktivitete të ndryshme për të ngritur vetëdijen e qytetarëve të Tetovës për pasojat shëndetësore nga ndotja e vazhdueshme.

Pasi janë lëshuar thirrje për protestë masovike që do të organizohen këtë të premte, sot disa qytetarë në shenjë proteste kanë vendosur nëpër disa pika të qytetit mbishkrime me fjalët “Këto maska mbrojnë vetëm 5%, Protesto kundër helmimit kolektiv”  dhe kanë lënë vullnetarisht disa maska mbrojtëse për kalimtarët e rastit për të ngritur vetëdijen tek qytetarët e Tetovës për ndotjen e madhe që i shkaktohet këtij qyteti.

Tetove kunder Jugohromit 1

Tetove kunder Jugohromit 3

Tetove kunder Jugohromit

Lajme të ngjashme

Back to top button