Zubizarreta: Fabregas nuk largohet, për merkato ka kohë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizareta, ka konfrimuar se skuadra blaugrane beson tek mesfushori spanjoll, Cesc Fàbregas dhe se skuadra angleze Manchester United që u interesua para disa muajve ka hequr dorë përfundimisht nga Fabregas.

“Manchester United shfaqi interesim për lojtarin, por është po kaq e sigurtë që e kuptuan qëndrimin tonë për të mos e shitur lojtarin”.

“Ata kanë hequr dorë përfundimisht”, deklaroi Zubizareta.

I pyjetur në lidhje me blerjen e një qendërmbrojtësi, Zubizareta u shpreh se ende ka kohë për merkato.

“Kemi kohë deri më 31 Gusht. Me rëndësi është që futbollisti që do të vijë të përforcojë organikën dhe kjo nuk është aspak e lehtë”, tha drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizareta i cili ndodhet në Azi bashkë me skuadrën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button