Qeveria porosit për vete ushqim të shëndetshëm, ja se sa kushton

Zyra për punë të përgjithshme në Qeveri ka shpallur konkurs për furnizimin me peshk të freskët dhe të ngrirë dhe fruta të detit, ndërsa shërbimin që e kërkon e kanë vlerësuar me 420 mijë denarë pa TVSH, njofton Libertas. Për qëllimet e veta Qeveria kërkon furnizim me peshk dhe fruta deti, për këtë ankand do të shfrytëzohet ankandi elektronik.

Nga ana tjetër, në Maqedoni paga mbetet më e ulët se shporta konsumatore.

Ndërkohë që çmimet e produkteve ushqimore në vazhdimësi shënojnë rritje, Enti Shtetëror i Statistikave këtë vit nuk ka dalë me të dhënat sa peshon shporta konsumatore e cila përfshin vetëm shpenzimet për produktet ushqimore, me arsyetimin se mediat keqpërdorin metodologjinë në bazë të cilës bëhet përllogaritja.

Me të dhëna konkrete rreth shportës konsumatore ka dalë Lidhja e Sindikatave e Maqedonisë, sipas së cilës për një familje 4 anëtarëshe ka përllogaitur se nevojiten 32 mijë denarë (rreth 520 euro), në të cilën shportë konsumatore janë përfshirë shpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet.

Ndërkohë, paga mesatare mujore në Maqedoni është vetëm 21 mijë denarë, përkatësisht rreth 350 euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button