Individualisht për studime në Shqipëri

Ministritë e arsimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë ka vite që nuk funksionojnë si urës lidhëse për nevojat e qytetarëve të tyre. Në mungesë të Marrëveshjes dhe Programit të bashkëpunimit, të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, duhet të aplikojnë individualisht, shkruan Koha.

Kështu kanë bërë muaj më parë për kuota e studimeve deridiplomike në universitetet publike të Shqipërisë dhe e njëjta rrugë mbetet në fuqi edhe tani, që Këshilli i ministrave i Qeverisë së Shqipërisë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS) për kuotat e të huajve për studime të masterit profesional dhe shkencor për vitin 2014/2015. Bardhyl Tushi, nga Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjik-teknik, ku është edhe njësia e bashkëpunimit ndërkombëtar, konfirmon se në MASH nuk ka asnjë aktivitet lidhur me kotat e studimeve master të cilat janë ndarë ditë më parë në Shqipëri për shtetasit e huaj.

“Këto janë çështje që shtetet i rregullojnë me marrëveshje bashkëpunimi dhe i konkretizojnë me Programet përkatëse. Mirëpo, meqë Maqedonia dhe Shqipëria prej vitesh nuk kanë të nënshkruar as marrëveshje dhe as program, studentet nga Maqedonia shkojnë vetë për të konkurruar në atje dhe anasjelltas”, sqaron ai.

Megjithëse nuk ka një shifër zyrtare se sa është numri i studentëve nga Maqedonia të regjistruar në universitetet e Shqipërisë, Tushi vlerëson se interesimi është i njëjtë me atë të periudhës, kur aplikimi dhe përzgjedhja e tyre bëhej në MASH.

“Nuk ka rënë interesimi i shqiptarëve të Maqedonisë për të studiuar në Shqipëri, por vetëm janë vështirësuar mundësitë. Konkretisht, duhet të shkojnë personalisht në Shqipëri dhe të konkurrojnë në mënyrë individuale”, shprehet ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button