Zaev: Opozita nuk do të kthehet në Kuvend

Opozita nuk do të kthehet në Kuvend. Kështu deklaroi Kryetari I Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me krerët e tjerë të opozitës.

Duke shprehur qëndrimin e krerëve nga koalicionit opozitar ku bëjnë pjesë edhe Tito Petkovski dhe Andrej Zhernovski, lideri socialdemokrat tha se opozita është kategorike për moskthimin në institucionin ligjvënës.

“Temat për të cilat duam t’i diskutojmë me pushtetin, janë të njohura për këtë të fundit. Nëse ata duan, mund të nisim negociatat”, deklaroi Zaev.

Në lidhje me strategjinë e veprimit të opozitës, Zaev tha se zbatimi i saj është në vijim e sipër.

“Nga nesër fillojmë me tribuna publike që do të organizohen në 16 qytetet. Tribuna e parë organizohet nesër në Manastir”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button