Rritet numri i personave në vend të cilët mjekohen nga depresioni

Sipas analizave të fundit të Fondit për Sigurim Shëndetësorë, në Maqedoni në mënyrë drastike rritet përdorimi i barnave qetësues.

Pikërisht për këtë Fondi ka lëshuar alarmin se në vend shumë shfrytëzohen tabletat si Diazepami, Apaurin, Lekselium, Heleks dhe Sanvall. Konsumimi më i madh vërehet në këto qytete: Berovë dhe Ngeotinë, shfrytëzohet më shumë Diazepami dhe Apaurini, në Manastir më shumë përdoret Lekselium dhe Bromazepam, ndërsa Heleks në Kërç ovë, kurse në Vinicë përdoret më shumë Sanvall.

Analizat e Fondit janë shqetësuese sepse është konstatuar se në 2010 mbi 1.250.00 receta janë realizuar në barnatore që do të thotë se mesatarisht çdo i dyti qytetarë i Maqedonisë ka shfrytëzuar më së paku një pako nga këto barna.

Ndërsa më shqetësuese është fakti se përdorimi i këtyre barnave në vitin 2013 është rritur në 1.600.000, që do të thotë se ka rritje prej 30 për qind

Lajme të ngjashme

Back to top button