Bullgari: Një femër e ka ndezur vetëveten

Një femër në kryeqytetin Sofje në Bullgari e ka ndezur vetëveten.

Dëshimitarët thanë se kjo grua mbrëmë kishte dalur nga një taksi para ndërtesës së presidencës bullgare, pastaj ia kishte derdhur vetëvetes një lëndë djegëse dhe e kishte aktivizuar flakën.

Gruaja 38 vjeçare, Lidija Petrova, është pranuar në spital me 90% të djegieve në trupin e saj. Motivet për këtë veprim nuk janë të njohura.

Vitin e kaluar, 6 shtetas bullgarë kanë vdekur pasi e kanë ndezur vetëveten në vendet publike. Shumica prej tyre thuhet se kishin vepruar në këtë mënyrë nga varfëria dhe mungesa e shpresës.

Lajme të ngjashme

Back to top button