Për 24 orë 10 fatëkeqësi komunikacioni në rajonin e Shkupit

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit janë rregjistruar gjithësej 10 fatëkeqësi komunikacioni. Prej tyre, shtatë janë me pasoja me dëme materiale dhe tre me pasoja lëndime trupore ku

lëndime të lehta ka marrë një drejtues i autobusit dhe dy këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar katër drejtues të automjeteve të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga komunikacioni. Dy vozitës nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimet për këmbësor, 12 vozitës nuk kanë respektar përkufizimet për shpejtësinë e lejuar, katër vozitës nuk i kanë rrespektuar shenjat e ndiçimit në komunikacion, si dhe 11 vozitës nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celularët derisa kanë drejtuar automjetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button