Liderët opozitar do të diskutojnë strategjinë e veprimit të mëtejshëm

Liderët opozitar, Zoran Zaev, Tito Petkovski dhe Andrej Zhernovski, kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një takimi ku do të diskutohet strategjia e veprimit të mëtejshëm.

Liderët e opozitës maqedonase shpresojnë se takimi i sotëm duhet të përçojë mesazhin se opozita ka koncept për veprim jashtëparlamentar.

Takimi i tre liderëve të opozitës pason zërat se në radhët e këtij blloku ka nga ata deputetë që kundërshtojnë vendimin për bojkot dhe duan rikthimin në Kuvend.

Luhatjet e tilla brenda opozitës i ka konfirmuar dje edhe kreu i PLD-së Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button