Njihuni me telefonin inteligjent që kushton 3 mijë dollarë

Kompania ruse Gresso, e njohur për krijimin e telefonave luksozë, ka prezantuar së fundmi një telefon inteligjent të quajtur Regal R1. Ky telefon, me përmasa 143.2 x 70.2 x 8.8 mm, është prezantuar si pajisja luksoze më e hollë që gjendet deri tani në treg. Telefoni është i montueshëm dhe i bërë me titanium. Ai është rezistent ndaj përplasjeve dhe përthyerjeve.

Gresso Regal R1 ka ekran 5 inç Full HD me rezolucion 1080 x 1920 pikselë dhe mbrohet nga xhami Gorilla Glass. Ai fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.5GHz dhe operon me sistemin Android 4.2 Jelly Bean. Veçori të tjera të këtij telefoni janë edhe kamera frontale 5 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Ju mund të porosisni që tani këtë telefon për 3000 dollarë. Vetëm 999 njësi janë në dispozicion për t’u blerë, dhe secili ka numrin e tij personal i gdhendur me titanium në pjesën e pasme.

Lajme të ngjashme

Back to top button