DOM: Jemi të zhgënjyer nga Qeveria që lejoji të vazhdoj me punë ‘Jugohromi’

Partneri i koalicionit me VMRO-DPMNE-në partia DOM është e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë që të lejojë Jugohromin të punojë pa vendosur filtrat e nevojshëm për ti respektuar standardet ekologjike.

Nga partia DOM kërkojnë nga Prokuroria Publike e Tetovës të fillojnë ta përgatisin padinë penale që ato e dorëzuan këtë verë kundër Jugohromit për shkak të mosrespektimit të ligjit për mbrojtje të mjedisit.

“Pas skadimit të afatit për përshtatje me ambientin, mund të thuhet se ‘është mirë që Makstil përkohësisht është mbyllur dhe Shkupi shpëtoi, por Tetova dhe Manastiri mbetën me ajër të ndotur’. Mendojmë që udhëheqësit e Jugohromit nuk kanë ndërmend të vendosin pajisje ekologjike dhe mendojmë se vetëm dëshirojnë të fitojnë kohë, ta grumbullojë profitin pa investime shtesë dhe pas dy viteve të ndërpresë punën, duke I lënë punëtorët pa punë dhe qytetarët e Tetovës pa shëndet të mirë”, thonë nga DOM.

Lajme të ngjashme

Back to top button