Reali paralajmëron rekorde

Real Madridi nën drejtimin e Carlo Ancelottit, është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën në dekadën e fundit.

Mbretërit, janë duke u treguar shumë efikas në fazën e sulmit, duke arritur 37 gola në dhjetë xhirot e para të La Ligës.
Nëse Kampionët e Evropës vazhdojnë më këtë seri, deri në fund të këtij edicioni, ata mund të arrijnë deri 140 gola, duke bërë që të thyejnë rekordin e tyre nën drejtimin e Jose Mourinhos, ku shënuan 121 gola, dhe arritën 100 pikë.

Çuditërisht, Reali ka arritur të shënoi më shumë gola si mysafirë se sa si vendas, duke shënuar 21 në udhëtim, dhe 16 në Santiago Bernabeu

Lajme të ngjashme

Back to top button