Gjërat e çuditshme të trupit tonë të shpjeguara nga mjekët

Dhimbje te ndryshme, lot nga sytë kur na hapet goja, mungese dëgjimi për disa sekonda… Ja cilat janë arsyet pse ndodhin te gjitha këto.

Dhimbje te përkohshme ne disa pjese te trupit, çrregullim disa minusesh i ndjesive… trupi ynë përmban shume mistere te cilat specialistet mund t’iu japin nga një arsyetim te logjikshëm. Mësojini ato.

Kur veshët për disa çaste gufosen dhe duket sikur na ikën dëgjimi. Me pas ndjejmë një gumëzhimë derisa dëgjimi rregullohet. Ndodh shpesh gjate udhëtimeve.

Sipas specialisteve kjo është pasoje e një humbjeje te përkohshme te dëgjimit. Kur një pjese e trupit nuk i dërgon me informacione trurit, ky i fundit ndonjëherë reagon duke krijuar ndjesi “fantazme”. Gumëzhima prodhohet pikërisht nga truri për te mbushur boshllëkun e mungesës se dëgjimit.

Kur jemi duke vjelle, goja na mbushet me shume pështyme dhe thuajse ngjitëse

Ky rast quhet hyper-peshtymizim sipas mjekeve. Kur gjerat vijnë duke u ngjitur ne ezofag, një refleks provokon shtimin e pështymës.

Kur ndonjëherë dëgjojmë gjakun qe na rrjedh dhe gulçon neper veshe

Kjo ndodh atëherë kur arteriet qe rrethojnë veshin hyjnë ne kontakt me kockat e kafkës.

Kur na hapet goja na dalin edhe lot nga sytë

Sipas mjekeve ne në fakt qajmë gjate gjithë ditës. Kur hapim gojën, sytë hapen paksa dhe mbyllen kanalet e lotit. Me pas kur goja mbyllet dhe sytë shkojnë ne pozicionin e zakonshëm, lotët dalin dhe rrjedhin natyrshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button