UNESCO: Dënohet shkatërrimi barbar i trashëgimisë irakiane
Shefja e agjencisë UNESCO, Irina Bokova, e ka dënuar shkatërrimin “barbar” të trashëgimisë kulturore të Irakut nga grupet ekstremiste.
Gjatë qëndrimit të sotëm në Bagdad, ajo tha se Iraku i ka “mijëra tempuj, ndërtesa, vende arkeologjike, që paraqesin thesar për gjithë njerëzimin”.
Zonja Bokova, mëtutje, ka tërhequr vërejtjen se duhet të ndërmerret një aksion i shpejtë për t’i ndalur aksionet e “tmerrshme” të ekstremistëve në shkatërrimin e trashëgimisë së pasur.
Grupi i militantëve, Shteti Islamik, që ka okupuar pjesë në Irak dhe Siri, i ka shkatërruar disa vende historike, të cilat ky grup i konsideron se janë heretike.
Grupi ekstremist militant sunit, Shteti Islamik, i ka shkatërruar tempujt dhe xhamitë shiite në Mosul, Tikrit e territore të tjera në Irak./REL