Policia gjurmon pas vajzës 15 vjeçare nga Çairi dhe 27 vjeçarit nga Gostivari

Policia gjurmon pas një vajze 15 vjeçare nga lagjja shkupjane e Çairit dhe pas djaloshit 27 vjeçar nga Gostivari, të cilët janë paraqitur në stacionin policor si të humbur.

Ashtu siç informojnë nga MPB-ja, mbrëmë në orën 02:40 në stacionin policor Çair, A.R. (1966) nga Shkupi, ka paraqitur se dje rreth orës 11:00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij A.E.(15 vjeçare). Mbrëmë në orën 23:55 në stacionin policor në Gostivar, D.A. ka paraqitur se më 31 tetor rreth ores 22:00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i saj M.M.(27). D.A. ka potencuar se mbrëmë rreth orës 19:00 e ka kërkuar në telefon dhe ai i ka thënë se nuk do të vijë në shtëpi, ndërsa pas bisedës telefonike nuk është mundur që të kontaktohet më me të. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e personave në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button