Van Gaal: City nuk është në nivelin tonë

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, ka thënë se Manchester City nuk është në nivelin e Djajve të Kuq.

Duke folur para takimit që do të ketë sot kundër Cityt, ai theksoi se këta të fundit janë skuadra e vogël e Manchesterit.

“Jashtë ne kemi më shumë tifozë dhe ndjekës në rrjetet sociale. Gjithashtu, Bayern Munichu është klubi më i madh në Gjermani. E njëjta gjë me Barcelonën e Real Madridin në Spanjë”, u shpreh holandezi.

“Do t’i duhet shumë kohë Manchester Cityt për ta arritur atë nivel”, shtoi tutje Van Gaal.

Lajme të ngjashme

Back to top button