Shet drogë në Facebook

Përdorimi që disa persona i bëjnë Facebook, krijon debat. Një burrë e ka përdorur profilin e tij në rrjetin social për të shitur drogë, duke postuar fotografi me dozat e marijuanës, ku kërkonte blerës.

Të parët që u habitën nga gjesti, ishin miqtë e tij, të cilët lanë komente të tipit, “Nuk mund të jesh më serioz, kjo është një idiotësi e vërtetë”, ose “U ke dhënë atyre prova për të përdorur sa të duan”.

Në këtë moment ndërhyn i zoti i profilit, “Sapo kam marrë prej tyre një gjobë prej 3900 dollarë, duhet ta paguajë në ndonjë mënyrë”.

Pas kësaj ai postoi edhe fotografi të vajzës së tij duke lozur me para, për të treguar paratë e fituara nga tregtia.

Menjëherë pas kësaj këto fakte u zbuluan nga policia, e cila ka nisur hetimet për shpërndarje droge.

Lajme të ngjashme

Back to top button