SHBA: Janë mbyllur më se 20 misione diplomatike

Më se 20 misione diplomatike të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën islamike, janë mbyllur sot në përgjigje të shqetësimeve për sulme të paspecifikuara nga militantët.

Ambasadat dhe Konsullatat e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe në disa pjesë të Azisë, janë mbyllur sot, megjithqë në shumë vende myslimane është ditë pune.
Ambsadat amerikane janë mbyllur në Bagdad, Kajro, Kabul dhe Sana.

Raportohet se masat e sigurisë janë veçanërisht të ashpra në kryeqytetin Sana të Jemenit, ku Britania, Franca dhe Gjermania, poashtu, i kanë mbyllur ambasadat e veta.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se ambasadat mund të mbeten të mbylluara për disa ditë.

Në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, është mbajtur një takim i nivelit të lartë për shqetësimet lidhur me terrorizëm, që e ka shtyrë Uashingtonin të shpallë alarm global të udhëtimit gjatë muajit Gusht, duke cituar plane të paspecifikuara nga al-Kaida për t’i sulmuar interesat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Lajme të ngjashme

Back to top button