10 truke makeup-i për të cilat askush nuk ju ka folur
Ndihuni më mirë nën sigurinë e një makeup-i profesional të bërë nga vetë ju.
Truku nr 1: Fshehja e qeskave poshtë syve
Shumica prej nesh e kanë zakon të aplikojnë një shtrese korrektori në të gjithë zonën e syve, por ky truk edhe pse fsheh qeskat, ju evidenton rrudhat. Është më mirë t’i evidentoni qeskat e syve dhe më pas të aplikoni një hije më të errët në pjesën e fryrë.
Truku nr 2: Përdorni drejt shkëlqyesin e syve
Ka shumë gra që e përdorin shkëlqyesin e syve, por e përdorin të fundit. Përdorni tonin me shkëlqim në fillim, pastaj kaloni drejt hijeve të errëta në mënyrë që të krijoni maksimumin e dritë -hijes, çka do ta bëjë të duket i përkryer syrin tuaj.
Truku nr 3: Merrni maksimumin nga maskara juaj
Maskara tenton të thahet pë r shkak të përdorimit të shpeshtë . Maskara duhet të jetë një investim i mirë, kështu që shtojini asaj dy pika Visine (lot artificialë ) ose çdo lloj tjetër pastruesi për sytë dhe tundeni furçën brenda.
Truku nr 4: Zmadhoni në mënyrë shumë të thjeshtë sytë tuaj
Është e natyrshme që të përdorni ngjyrën e bardhë për të zmadhuar një pjesë të fytyrës suaj dhe makeup-in e errët për të zvogëluar. Kur bë het fjalë për sytë tuaj, thjesht nënvizoni me një laps të bardhë vijë n e syrit në pjesën e poshtme në vend të ngjyrë s së zezë që përdorni zakonisht.
Truku nr 5: Çfarë është “vija e ngushtë ”?
Një mënyrë për të vijëzuar pjesën e sipërmet të qepallës midis qerpikëve. Kjo është një mënyrë për të treguar që nuk keni vendosur shumë grim, por keni vendosur një ngjyrë dhe keni definuar sytë tuaj. Gjatë ditës mund të përdorni ngjyra më natyrore se e zeza.
Truku nr 6: Sekreti i qerpikëve të valëzuar
Merrni maksimumin e dredhëses tuaj të qerpikëve duke e aplikuar atë që në rrënjë të qerpikëve dhe pastaj hiqeni dredhësen me kujdes në pozicion të kundërt. Kjo krijon valëzim të dyfishtë që zgjat më shumë .
Truku nr 7: Krijoni një lift sysh
Gjithçka që ju duhet është një laps sysh rozë .Vizatoni me të gjithë pjesën e kockës poshtë vetullës për të krijuar idenë e një harku të lartë dhe pastaj, përziejeni, përziejeni, përziejeni derisa të bëhet i padallueshëm.
Truku nr 8: Parandaloni fshirjen e lapsit
Aplikoni një shtresë pudre pluhur(preferohet pudër translucente), pikërisht poshtë vijës së lapsit për të krijuar një barrierë të padukshme e cila do ta mbajë lapsin në vend.
Truku nr 9: Krijoni buzë 3D
Këtë efekt mund ta krijoni duke vendosur pak shkëlqyes në mes të buzës së poshtme. Pastaj provoni të përdorni pak blush rozë ose një ton sysh. Duket shumë bukur.
Truku nr 10: Të mbuloni siç duhet puçrrat
Nëse një puçërr ju shfaqet papritur, mënyra më e mirë për ta mbuluar është përdorimi i korrektorit. Por mos e bëni në të njëjtën mënyrë që e keni bërë deri tani. Vendosni pak korrektor në majën e furçës së një peneli dhe thjesht vendoseni mbi puçërr, mos e shpërndani me gisht.