LSDM reagon për shkatërrimin e parkut: Ky është akt vandal

Kundër shkatërrimit të parkut në Qendër ka reaguar edhe LSDM-ja. Partia maqedonase në opozitë gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Gruevski të dalë e të shpjegojë prerjen e drunjve në orën 3 të natës.

LSDM vlerëson se me aksionin e mbrëmshëm pushteti ka demonstruar forcë, ashtu siç ka bërë shumë herë më parë. “Të sillen sharra druri dhe polici në mes të natës që të rrafshojnë këtë park pa bërë llogari për shqetësimin e qytetarëve është kulmi i demonstrimit të forcës dhe atë se në çfarë është e përgatitur kjo qeveri për të realizuar interesat e saja.

Natën, me mekanizmin e njëjtë që u përdor ndaj deputetëve dhe gazetarëve, qytetarët u dëbuan me dhunë. Gruevski edhe njëherë shkeli vullnetin e qytetarëve të Qendrës, të cilët në zgjedhjet e fundit lokale treguan qartë se janë kundër shkatërrimit të gjelbërimit për shkak interesash biznesi të pushtetit”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button