Neymar vuan nga Anemia

Një lajm i keq vijn nga Spanja pikërisht për sulmuesin e ri të Barcelonës, Neymar i cili vuan nga anemia.

Stafi mjekësor i skuadrës së Barcelonës, me një dietë të rreptë që shoqërohet me marrjen e vitaminave janë duk e trajtuar brazilianin.

Siç raporton “EL Pais” kjo sëmundje është shkaktuar nga përqendrimi i ulët i hemoglobinës në gjak, si rrjedhojë e mungesës së hekurit. Ish-futbollisti i Santosit, që firmosi për Barcelonën për shumën e 57 milionë Eurove, iu nënshtrua analizave menjëherë pas triumfit në Kupën e Konfederatave, ku u diagnostikua si anemik.

Mungesa e Hemoglobinës sipas mjekëve ka ardhur për shkak të lodhjes dhe mungesës së sasisë së duhur të oksigjenit në momentet e sforcimit fizik.

Por mjekët këtë sëmundje nuk e konsiderojnë si serioze pasi ajo thjesht është një shenjë lodhjeje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button