Era Istrefi, zyrtarisht pjesë e Authentic Ent.

Këngëtarja e re, por e talentuar e skenës muzikore shqiptare, Era Istrefi, duket të ketë marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Me anë të një komunikate, Authentic Entertainment ka konfirmuar për Telegrafin se kanë arritur nënshkrimin e radhës, me këngëtaren seksi, Era Istrefi.

Ana artistike do t’i përkasë kompanisë që punoi edhe në projektin “E Dehun”, një hit i këngëtares së re, para debutimit të suksesshëm që pati me “Mani për Money”.

Era pritet të publikojë së shpejti një sërë projektesh të reja nga kjo kompani, pjesë e të cilës janë edhe reperët e suksesshëm shqiptar, 2po2 dhe Capital T.

Po ashtu Authentic pritet t’i lansojë projektet e reja me anë të ueb faqes dhe aplikacionit shumë shpejt, e po ashtu pjesë e kompanisë janë tashmë edhe dy antarët e rinj, Gent Fatali dhe Dj November.

“Authentic po zgjerohet me hapa të sigurt, pritjet janë shumë të mëdha pasi janë dëshmuar në të kaluarën. Do të jeni të befasuar nga projejktet e reja të cilat janë në pritje për t’u lansuar”, ka bërë të ditur Auhtentic Entertainment në deklaratën për media, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button