Hagel: Asad po përfiton, por SHBA sërish jemi kundër ty

Presidenti sirian Bashar al-Assad mund të përfitojë nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj luftëtarëve të Shtetit islamik në vendin e tij.

Kështu ka deklaruar Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel, duke shtuar se politika amerikane ende mbështet largimin e Asadit nga pushteti.

Në një konferencë shtypi në Pentagon, Hagel tha se vrasja sistematike e fiseve sunite në Irak nga luftëtarët e shtetit islamik, ishte reatiteti brutal që çoi në krijimin e koalicionit ndërkombëtar kundër militatëve ekstremistë islamikë.

Ndërkohë, kombet e bashkuara kanë deklaruar se kriza humanitare në Siri po përkeqësohet për të gjitha palët e përfshira në konflikt, përfshirë forcat e armatosura të qeverisë, por edhe militantët e shtetit islamik.

Rreth 10 milionë persona janë zhvendosur si pasojë e luftës civile në Siri, 3 milionë kanë lënë vendin dhe 200 mijë të tjerë kanë humbur jetën deri tani./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button