Ligji, goditje ndaj punësimit të grave

Rrogat dhe harxhimet gjatë pushimit të lindjes për nënat që sapo kanë lindur fëmijë nga viti i ardhshëm do të jenë obligim i punëdhënësve, ndërsa shteti do t’ju transferojë paratë kompanive, transmeton REL.

Sipas aktivistëve për të drejtat e grave, pas miratimit të kësaj mase shumë punëdhënës nuk do të punësojnë gra në punë.

“Mund të parashikoj, dhe jam shumë e sigurt, se pas miratimit të kësaj mase një numër i madh i punëdhënësve do të vendosin për zgjidhjen më të lehtë të mundshme, të mos punësojnë aspak gra, ose të zgjedhin në rend të parë burra se sa gra për punësim”, deklaroi Irena Cvetkovska aktiviste për të drejtat e grave.

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësojnë se me këtë masë do të ritet diskriminimi gjatë punësimit të grave për shkak se punëdhënësit do të kenë frikë nëse do të ju paguhen paratë nga fondi apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button