Pas një zënke goditet me thikë D.F nga fshati Zhelinë

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate në fshatin Zhelinë të Tetovës pas një zënke në mes J. A 26 vjeç nga Tetova dhe D.F 34 vjeç nga Zhelina ky i fundit ka marrë lëndime pas goditjes me thikë.

I lënduari D.F është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së parë shëndetësore është dërguar në spitalin e Shkupit.

Siçnjofton policia, J.A bashkë me disa të tjerë gjatë rrugës për në Tetovë me një taksi janë ndaluar dhe arrestuar.

Policia njofton se është duke punuar në ndriçimin e rastit

Lajme të ngjashme

Back to top button