Projektet pompoze vetëm “gënjeshtra” të propagandës qeveritare

Makineria propaganduese e qeverisë ka perfeksionuar mënyrën e plasimit të informacioneve për projekte të ndryshme duke u dhënë atyre bujë në opinionin publik dhe duke e mbajtur atë gjithmonë në një tension psikologjik si trup votues.

Paralajmërimet disa herë për vagonë më të mirë të trenave, propagandimi i hapjes së disa shitoreve të verës dhe shumë projekte të tjera si planet për ndërtimin e plazheve,  pas propagandimit pompoz, kalojnë në haresë.

Analistët politik dhe ekonomik, thonë se kjo është më shumë propaganda që bënë qeveria që të tregojë se është duke punuar pa pushim dhe njëkohësisht për të mbuluar dështimet për projektet e parealizuara dhe dobësitë e saj.

Sipas Mersel Bilallit, politika e tillë e qeverisë bazohet në praktikën, “njëqind herë gënjeshtër e thënë bëhet realitet”. Kjo praktik sipas Bilallit realizohet në mënyrë të vazhdueshme në koordinim me mediat.

“Qëllimi qeverisë është vetëm për të qenë prezente në opinion, duke u fotografuar në hedhjen e gurthemeleve dhe ajo që ngelet pastaj duke e mbuluar kullosa nuk është me rëndësi. Qytetarët tashmë veç e kanë kuptuar sjelljen e qeverisë dhe tani më çdo insistim i qeverisë për nëj sjellje të tillë është pa ndonjë efekt të veçantë”, thotë Mersel Bilalli.

Analisti ekonomik Sllobodan Najdovski, thotë se nëse kthehemi pas do të shohim se disa projekte edhe pse u paralajmëruan, ata asnjëherë nuk u realizuan.

“Të kujtojmë vetëm për investitorët në vend, izraeliti kontrovers për “Svedmilk”, amerikani me kapelë që shëtiste nëpër Maqedoninë Lindore, apo në Subrata Rojin, kjo bëhet me qëllim për të tërhequr vëmendjen e opinionit”, thotë Najdovski. /REL

 

Lajme të ngjashme

Back to top button