Newcastle eliminoi Cityn nga Carlin Cup
Skuadra kampione e Premierligës, Manchester City, është befasuar në shtëpi, në kuadër të Carlin Cup, duke u mposhtur nga Newcastle United.
Mysafirët e Newcastle, që nuk janë duke kaluar formë të mirë në Premierligë, shënuan nga një gol, në secilën pjesë.
Rolando Aarons, në minutën e 6’, i dha avantazhin mysafirëve, për të vazhduar Moussa Sissoko, në të 76’, për 0-2.
Në ndeshjet tjera Stoke City ka humbur nga Southampton me rezultat 2:3, ndërsa Tottenham Hotspure ka eliminuar ekipin e Brighton & Hove Albion duke e mundur me rezultat 2:0.