Policia bën hetimin detal të predhave që u hodhën mbi ndërtesën e qeverisë

Policia është duke verifikuar llojin e armës nga ku u hodhën predhat në drejtim të ndërtesës së qeverisë. Policia shqyrton drejtimin nga ku është shtënë, motivet dhe autorët eventual”, tha Minsitrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Ajo nuk u përgjigjë në pyetjen e gazetarit se në kohën që u hodhën predhat a është mbajtur mbledhja e qeverisë?

“Vetë procesi i verifikimit ndonjëherë zgjatë gjatë dhe në rastin konkretë duke pasur parasyshë seriozitetin e ngjarjes, procedimi në funksion të gjetjes së të gjitha gjurmëve dhe fakteve eventuale, hetimi zgjati disa orë. E kemi mbetjen e predhës që jepë informacion për kalibrin ndërsa arma nga ku mund të hidhet predha mund të jetë e llojeve të ndryshme, por ne duhet të verifikojmë sakt se nga cila llojë arme është hedhur”, tha Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button