Të paktën 20 minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri në Turqi

Të paktën 20 minatorë janë bllokuar sot në një minierë qymyri në Turqinë jugore, njoftuan mediat vendase.Ekipet e shpëtimit dhe mjekët mbërritën në minierë në qytetin e Ermenek, rreth 110 km (70 milje) në veri të bregdetit mesdhetar të Turqisë. Mediat nuk janë në dijeni për viktima te mundshme.

Fatkeqësia më e rëndë e shënuar ndonjëherë në Turqi ndodhi gjashtë muaj më parë në qytetin perëndimor të Somas, ku 301 punëtorë humbën jetën.Raportet fillestare thonë se shembja ka ndodhur pasi uji kishte depërtuar brenda minierës, gjë që qoi në shembjen e saj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button