Së shpejti fillon FNT Skupifestival
Festivali Ndërkombëtar Teator, Skupifestival më 31 tetor fillon edicionin e tetë me radhë. Programi i këtij edicioni do të shpaloset nesër në një konferencë për shtyp ndërkaq atë mund ta gjeni edhe në ueb faqen e FNT Skupifestival.
Organizatorët thonë se shfaqet teatrore në këtë festival do të jenë mjaftë interesante.
“Kemi zgjedhur shfaqje nga teatro të ndryshme nga Evropa dhe rajoni” thotë organizatori, drejtor i festivalit Muzbajdin Qamili.
Selektor i festivalit është Senko Velinov. Festivali zgjat deri më 6 nëntor 2014.