Në konviktet studentore ende nuk ka nxemje

Pa nxemje, duke u ngrirë, studentët në konviktet studentore i pritën temperaturat e para të ulëta për këtë sezon. Edhe pse sezoni i nxemjes filloi më 15 tetor, në shumë konvikte studentore nuk ka nxëmje.

Studentët thonë se nga i ftohti, ato kanë thyer rregullat e konviktit duke përdorur nxemje me energji elektrike dhe metoda të tjera alternative.

“Arritëm disi të ngrohemi por nuk është e mjaftueshme. Vitin e kaluar kishim spirale në dhomën e leximit, këtë vit as atë se kemi. Bënë shumë ftohtë”, deklaroi një student e konviktit ‘Goce Dellçev”.

Lajme të ngjashme

Back to top button