Kosova gati për debutim në hendboll “Euro 2018”

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, të mërkurën do të debutojë në arenën ndërkombëtare, pas pranimit të plotë në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Reprezentacioni kosovar, në konkurrencën e meshkujve, paraqitjet në arenën ndërkombëtare do t’i fillojë nga eliminatoret për kualifikime në Kampionatin Evropian, “Euro 2018”.

Ekipi kosovar gjendet në Grupin C kualifikues, bashkë me Italinë e Rumaninë. Kjo e fundit do të jetë sfida e parë. Ndeshjen e pare Kosova e luan ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Lajme të ngjashme

Back to top button