MPB: Në incidentin e Kondovës, është përdorur pistoleta zyrtare

Polici i cili ka qenë i përfshirë në incidentin e së premtes në Kondovë të Shkupit, nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ka përdorur pistoletën e tij zyrtare. Sektori për Kontrollin e Brendshëm të Policisë do të ngrejë procedur ndaj policit, banorë i fshatit Kondovë.

Tre të lënduarit nga përleshja me armë në Kondovë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njëri prej tyre që ishte në gjendje më të rëndë, sot, është vendosur në klinikën për hirurgji plastike, i dyti është i lënduar në  kurriz dhe po qëndron në klinikën për kujdes intenziv, ndërkaq i treti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendet në klinikën për traumatologji.

Mjekët kujdestarë thonë se pacientët gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, njëri prej pjesëmarrësve në përleshjen e armatosur është i punësuar në MPB, ndërsa tjetri në ARM. MPB ka shpallur flet arrest për vëllaun e policit i cili ka marr pjesë në incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button