Kuvendi do të debatoj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal dhe të Ligjit për menaxhim me pronën e sekuestruar, dobi pronësore dhe sende të konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse që të dyja me procedurë të shkurtuar, do të jenë në rend dite në seancën e 19-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që do të fillojë sot.

Në kuadër të seancës do të shqyrtohen edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të ligjit për zona teknologjike industriale zhvillimore, të Ligjit për zona industriale – të gjelbra, të Ligjit për lëndë të para minimale dhe të Ligjit për pyje, të gjitha me procedura të shkurtuara.

Në seancë mes të tjerash janë dhe ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për themelim të Qendrës për zhvillim të financave (CEF), të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e Unionit – Dogana 2020, të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Hungarisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara, të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohje reciproke të patent shofereve dhe të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për plotësim të Ligjit për ndërmarrje të shoqatave aksionare, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor dhe të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të tre në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button