Vetëm një pikë për Renovën në Tetovë

Xhiroja e 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë ka filluar sot me ndeshjen duelin e vetëm të lajtur në Tetovë, ku u takuan Renova dhe Sileksi, duel ky që përfundoi me 4 gola të shënuar, nga dy në dy rrjetet.

Vendasit ishin befasuar në minutën e 28-të, kur Nedelkoviç zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur portierin Mustafi me goditje nga 20 metra.

Por me të të filluar pjesa e dytë Izair Emini shfrytëzoi një rast për të barazuar rezultatin në 1:1. Gëzimi i vendasve zgjati deri në minutën e 66-të, ku Gjorgjiev i jep epërsinë edhe një herë mysafirëve për rezultatin 1-2. Renova arriti të fitojë një pikë falë golit të shënuar Mojsov në minutën e 73-të.

Renova me këtë pikë të fituar tani ka 13 pikë dhe e mbanë pozitën e 8-të. / Portalb /

Nesër (e diel), me fillim në orën 13:30 takohen:

Horizont T – Shkëndija

Teteksi – Rabotniçki

Metalurgu – Pelisteri

Vardari – Bregallnica

Lajme të ngjashme

Back to top button